Kronikë

Rrahje ndërmjet katër personave në Podujevë

Në rrugën “Bajram Krasniqi” në Podujevë dje ka ndodhur një rrahje masive, transmeton Koha.net. Sipas Policisë, në rrahje janë përfshirë katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.

Ata pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarje është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.