Kronikë

Njëri rrah dy të tjerë, ikën nga vendi i ngjarjes

Tre persona raportohet se janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, të hënën paradite.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se dy burra janë sulmuar fizikisht nga një tjetër.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndim në këmbë me thikë, ndërsa tjetri është goditur me shuplaka në fytyrë. Pas tretmanit mjekësor, viktimat janë liruar në shtëpi.

I dyshuari ka arritur të ikën nga vendi i ngjarjes.