Kronikë

Disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Descriptive Text

Disa raste të dhunës e kanosjeve në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona lidhur me këto ngjarje.

Në rastin e parë, një person është arrestuar në Prishtinë pasi kishte rrahur gruan dhe tre fëmijët e tij. Ai është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Në Gjilan, një person është arrestuar pasi kishte kanosur babanë e tij. Edhe ky është dërguar në mbajtje.

Dy raste tjera të dhunës familjare janë regjistruar në Gjakovë. Në rastin e parë, një person është arrestuar pasi kishte kanosur nënën e tij. I dyshuari është me të meta fizike dhe është pacient në repartin Neuropsikiatrik, kështu që nuk është intervistuar, ka njoftuar Policia. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në rastin tjetër, një grua është arrestuar pasi kishte sulmuar vjehrrën. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.