Kronikë

Vdes këmbësori që u aksidentua të hënën në Peran

Një person ka vdekur pasi s’ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra në aksidentin e së hënës në rrugën rajonale Podujevë – Kërrpimeh, saktësisht në fshatin Peran.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf V dhe dy këmbësorë.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorët: Rr.M. 37-vjeçare dhe B.M. 41-vjeçar, i cili s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve.

Një grua dhe një burrë me lëndime të rënda nga aksidenti në Peran

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit Golf V, A. S, mashkull 21 vjeç, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës B.M. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.