Një muaj paraburgim për vrasje në tentativë

Një muaj paraburgim për vrasje në tentativë

07 dhjetor 2018 14:20

Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.T ., njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Dyshohet se i pandehuri më 03.12.2018, në kafiterinë “Grand Jerina”, në fshatin Carrabreg,klomuna Deçan, me dashje dhe për motive ende të panjohura tenton t’i provoj nga jeta të dëmtuarit B.D dhe N.D..

Në ditën kritike, pas një konflikti verbal brenda kafenesë mes të pandehurit dhe të dëmtuarve dhe pas ndërhyrjes së dëshmitari M.Z , i pandehur futet prapë në lokal me armë në dorë dhe nga një distance prej 5-6 metrash shtie tri herë në drejtim të vendit ku ishin ulur viktimat por nuk arrin t’i qëllojë.

Pastaj me të shpejtë largohet nga vendi i ngjarjes.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme