Kronikë

Aksident me fatalitet në rrugën Vlorë-Orikum, vdes një 63 vjeçar

Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip Fiat me drejtues shtetasin V.B. është përplasur me një motor, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit motorit, 63-vjeçari me inicialet A.Ç., banues në Orikum.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proceduriale të arrestimit të tij.