Aktakuzë ndaj pylltarit që nuk e kontrolloi personin që preu mbi 12 metra kub dru Foto: Ilustrim

Aktakuzë ndaj pylltarit që nuk e kontrolloi personin që preu mbi 12 metra kub dru

06 dhjetor 2018 11:32

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.K., për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës, i pandehuri B.K., gjatë kryerjes se pozitës zyrtares në cilësinë e pylltarit të terrenit në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, me datën 17 shtator të vitit 2018, rreth orës 12:35 në fshatin Hulaj të Deçanit, nuk ka vepruar sipas kompetencave dhe obligimeve të tij, ashtu që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin dhe atë Xh.K. (ndaj të cilit është ngritur aktakuza për vepër penale “Vjedhje e Pyllit” nga neni 358 par. 1 të KPRK-së), i cili ishte duke transportuar drurët në sasi prej 12.06 m3 të prera në mënyrë ilegale, i pandehuri B.K. edhe pse ishte i obliguar, nuk e ndalon fare për kontroll Xh.K. dhe i njëjti këta drurë i shet te një person tjetër.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme