Përmes shantazhit i mori të dashurës stoli ari dhe 4 mijë euro, arrestohet një burrë

Përmes shantazhit i mori të dashurës stoli ari dhe 4 mijë euro, arrestohet një burrë

06 dhjetor 2018 10:50

Dje është arrestuar një burrë në Podujevë pasi i kishte marrë një gruaje, të dashurës së tij, stoli ari dhe 4 mijë euro duke e shantazhuar se do t’i publikonte video-incizime.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti kishte ndodhur gjatë muajve gusht dhe shtator, transmeton Koha.net.

“Me 05.12.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti viktimës femër K/Shqiptare me të cilën ishte në lidhje, duke shantazhuar ia kishte marrë një sasi stoli ari dhe një shumë parash rreth 4000€ në të kundërtën do t’ia publikonte video-incizime. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme