Kronikë

Rrahet rëndë një grua në Fushë Kosovë

Descriptive Text

Një grua në Fushë Kosovë ka pësuar lëndime të rënda pasi është rrahur nga ish i dashuri i saj, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

PK thekson se rasti ka ndodhur dje dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, derisa i dyshuari është në arrati, transmeton Koha.net.

“Viktima femër K/Shqiptare është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj, i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thotë PK.