Dy të lënduar në aksident trafiku në Prishtinë Foto: Koha

Dy të lënduar në aksident trafiku në Prishtinë

05 dhjetor 2018 18:55

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë që ka ndodhur rreth orës 16:00.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Koha.net se në aksidentin, që ka ndodhur në rrugën Vëllezërit Fazliu në Kodrën e Trimave, janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Vëllezërit Fazliu në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë për Koha.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme