Aktakuzë ndaj një personi për grabitjen e qindra mijëra eurove Foto: Ilustrim

Aktakuzë ndaj një personi për grabitjen e qindra mijëra eurove

05 dhjetor 2018 17:08

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër S.B. për veprën penale “Grabitje”.

Sipas aktakuzës, S.B. më 27 dhjetor të vitit 2016, rreth orës 23:00 në Pejë bashkë me tre persona tjerë, akoma të paidentifikuar, kishin shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit G.G. dhe nga çatia kishin depërtuar brenda shtëpisë, e kur ai kishte hapur derën e shtëpisë, të pandehurit i ishin hedhur sipër duke e shtrirë për tokë me fjalët “policia, policia”.

Me këtë rast, sipas aktakuzës, të dëmtuarit ia kishin lidhur gojën dhe këmbët me shirit ngjitës dhe e kishin dërguar në një dhomë tjetër, ku e kishin goditur me mjete të forta për ta detyruar të tregonte ku kishte fshehur paratë e këmbimores.

I pandehuri S.B. me një mjet të mprehtë i kishte prerë xhaketën të dëmtuarit dhe i kishte gjetur çelësat të cilët ia kishte dhënë bashkëkryerësit të veprës. Më pas ai kishte shkuar në këmbimoren e të dëmtuarit dhe nga kasaforta kishte marrë 146 mijë e 490 franga zvicerane, 23 mijë e 433 dollarë amerikanë, 52 mijë e 90 euro, 1237 euro në valuta të ndryshme suedeze dhe norvegjeze, 262.95 lekë si dhe ari në vlerë 15 mijë euro. Totali arrin shifrën e më shumë se 200 mijë eurove.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet më tej në një njoftim të Prokurorisë Themelore në Pejë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme