Kronikë

Komandanti i Stacionit Policor dënohet me 6 muaj burgim me kusht

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh. A. në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj burgim, njofton kumtesa nga Gjykata.

Dënim nuk ekzekutohet me kusht që në afat prej një (1) viti nuk kryen ndonjë vepër tjetër. Atij iu shqiptua dënimi me gjobë në shumë prej 1500 (njëmijë e pesëqind) euro, transmeton Koha.net.

I pandehuri me datë 02.09.2017 në cilësinë e personit zyrtar – Komandant i Stacionit Policor në Novobërdë, ka pranuar dhuratë - drunj për ngrohje në sasi prej 5 metra kub, në këmbim për mos zbulimin e vjedhjes së pyllit nga personi N. M..

Gjithashtu i akuzuari me datë 22 dhe 23.07.2017 përmes telefonit komunikon me personin I. D., dhe nga i njëjti mëson se posedon një armë pa leje, e cila gjatë bastisjes është sekuestruar tek personi I. D..

Po ashtu i akuzuari ka qenë në dijeni se i pandehuri në fjalë është duke mbajtur në bashkësi jashtëmartesore personin nën 16 vjeç dhe nuk ndërmerr veprime, por i jep udhëzime që të ketë kujdes deri sa të mbush moshën 16 vjeçare.

Me këto veprime ka i akuzuari Sh. A. ka kryer dy vepra penale marrja e ryshfetit dhe veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo i kryerësve të tyre.