Kronikë

Për kanosje e lëndime, Katër të arrestuar në Prizren

Për dy raste të kryerjes së veprës penale ‘kanosje’, që kanë ndodhur në Prizren, Policia e Kosovës ka arrestua dy persona të dyshuar (R. K. dhe A. S.), transmeton Koha.net.

Ata dyshohen të jenë përfshirë në dy raste të kanosjes (dhunës në familje)

Të dyshuari janë të njohur për organet e rendit edhe si përdorues të lëndëve narkotike ku në vazhdimësi i kanosin familjarët e tyre duke iu kërkuar të holla.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.

Po dje në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar (A. R. dhe B. R), të cilët dyshohet se në fshatin Korishë të Prizrenit kanë kryer veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

Personat janë përfshirë në një rast të dhunës në familje

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.