Kronikë

Një i arrestuar në Prizren për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren nën dyshimin e kishte kryer veprën penale “lëndim trupor”.

Sipas një njoftimi nga policia, i dyshuari A.Z. dyshohet se ishte përfshirë në një rast të dhunës në familje, me ç’rast i kishte shkaktuar lëndime trupore viktimës, e cila u detyrua të marrë trajtim mjekësor.

“Gjatë deklaratës viktima ka deklaruar se është kanosur edhe më parë, ku i dyshuari e ka kanosur edhe me armë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar.

Me urdhëresë të gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë, ku Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë Crvena Zastava, gjashtë (6) fishekë dhe dy karikatorë”, thuhet në njoftim të policisë.

Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.