Kreu vjedhje dhe lëndoi viktimën në vend të punës, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim Foto: Ilustrim

Kreu vjedhje dhe lëndoi viktimën në vend të punës, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

27 nëntor 2018 15:33

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.Gj. i cili dyshohet se më 23 nëntor kishte kryer veprën penale vjedhje grabitqare dhe kishte lënduar viktimën V.Z. në vendin e tij të punës.

I pandehuri dyshohet po ashtu se më 26 nëntor kishte kryer një tjetër vjedhje, me ç’rast kishte hyrë në pronën private të të dëmtuarit Sh.B. duke i shkaktuar dëme materiale.

Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurin V.Gj., ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme