Kronikë

Kapen në Greqi 98 kg kanabis, në pranga një femër dhe mashkull shqiptar

Rreth 98 kilogramë kanabis sativa, që vinte nga Shqipëria është sekuestruar paraditen e sotme nga autoritetet greke në vendin e quajtur “Posta e Nestorit” në afërsi të Kosturit.

Mediat fqinje raportojnë se në pranga ka rënë një 29-vjeçar shqiptar, i cili ishte edhe drejtuesi i furgonit ku po transportohej lënda narkotike. Nga të dhenat paraprake, transportuesi do ia dorëzonte kanabisin një femre me origjinë shqiptare.

Gruaja 34 vjeçe është arrestuar në Selanik dhe bashkëshorti i saj u shpall në kërkim. Ndaj dy të arrestuarve Gjykata e Kosturit ka dhënë masën e sigurisë së burgut pa afat, deri në përfundim të hetimeve.