Kronikë

Tentim vrasje në Prishtinë, Policia konfiskon 4 gëzhoja

Descriptive Text

Së paku me katër plumba ka provuar që një person ta vras një tjetër në Prishtinë. Po kaq gëzhoja ka arritur të gjejë Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes, pasi është njoftuar nga viktima.

Në raportin 24 orësh të PK-së, nuk jepen shumë detaje. Megjithatë aty tregohet se rreth orës 14:20 të 23 nëntorit, “viktima mashkull shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull shqiptar”.

“I dyshuari pastaj ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur nga ndonjë predhë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Koha.net.

Njësit policore janë në kërkim të personit të dyshuar.