Kronikë

Arrestohet pasi i ofron 500 euro ryshfet një inspektori

Descriptive Text

Dje në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë është arrestuar një burrë për dhënie ryshfeti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti i ka ofruar ryshfet 500 euro viktimës mashkull K-Shqiptar, inspektor i punës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.