Kronikë

Mbushin veturën me derivate e paguajnë me para fals, u konfiskohen edhe para tjera fals

Foto: Koha

Dje në fshatin Prilep, Deçan, janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë mbushur veturën me derivate dhe kanë paguar me një kartëmonedhë prej 20€, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa kartëmonedha të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.