Kronikë

Policia ende s’i di motivet e vrasjes së rëndë dhe plagosjes në Podujevë

Të enjten, rreth orës 22, në këtë vend është vrarë një person 32-vjeçar, ndërkaq një tjetër person i moshës 22-vjeçar ka mbetur i plagosur. Sulmuesit kanë ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Kohavisioni ka mësuar që viktima është Arian Selmani, nga fshati Surkish i Podujevës, i cili ka punuar në një dyqan veshmbathjesh.

Ndonëse familjarët e viktimës nuk kanë dashur të flasin para kamerës, ata kanë thënë se i ndjeri nuk ka pasur konflikt me askënd.

E, në Policinë e Kosovës, thonë se rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe janë duke u marrë veprimet e nevojshme për ta zbardhur rastin.

Ndërkaq, i plagosuri i moshës 22 vjeçare është duke u trajtuar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Edhe pas intervistimit të disa personave nga ana e policisë, ende nuk dihen motivet e vrasjes.