Kronikë

Zjarr në një restorant në Ferizaj

Descriptive Text

Rreth orës 18:30 restoranti “Kalaja” në magjistralen Ferizaj-Gjilan është përfshirë nga zjarri.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa sipas zëdhënësit të policisë, Agim Gashi, dëmet do të konstatohen më vonë.

Zjarri kishte nisur nga oxhaku i restorantit, raporton Koha Ditore.

Gashi ka thënë se ekipet e zjarrfikësve janë duke e lokalizuar zjarrin./Agim Ademi