Kronikë

Rrahje e rëndë mes tre personave në Gjilan

Tre persona janë ndaluar në Gjilan për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ekziston dyshimi i bazuar që të mërkurën, të dyshuarit O.J. dhe D.J. kishin lënduar të pandehurin tjetër L.J. duke e goditur me shufër metalike dhe lopatë, në kokë e pjesë të ndryshme të trupit. Viktima kishte humbur vetëdijen nga goditjet dhe ishte rrëzuar në tokë, sipas prokurorisë.

“Me ç’rast, dyshohet që kanë kryer veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, i dyshuari L.J., gjatë fjalosjes me të pandehurin O.J, në një moment ia merr shufrën metalike nga dora dhe me të njëjtën e godet atë në fytyrë, duke i’a thyer hundët dhe dhëmbët e përparmë. Në këtë mënyrë, dyshohet se ka kryer veprën penale, ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ nga neni 189 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas dyshimeve, e tërë ngjarja ka ndodhur për shkak të një kontesti pronësor, që të dyshuarit kanë pasur mes vete dhe për këtë çështje prokuroria ndaj tyre ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit në Gjykatën kompetente në Gjilan.