Kronikë

Dërgohen në mbajtje dy 18 vjeçarë për gjuajtje me armë zjarri

Descriptive Text

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se pas pranimit të informatave nga tereni për dy raste gjuajtje me armë zjarri në fshatin Kovaqec, hetuesit policor nga stacioni policor Kaçanik kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore ku në rastin e parë nga i dyshuari K.K.(m/sh/k 18 vjeç) kanë gjetur dhe konfiskuar:

- Një armë AK-47 e kalibrit 7,62 mm

- Tre karikator

-Një pistoletë ,,Zoraki)

- 58 fishekë

Ndërsa në rastin e dytë nga i dyshuari D.M.(m/sh/k 18 vjeç) është gjetur dhe konfiskuar:

-Një pushkë gjysmë automatike

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.