Kronikë

Tenton të kalojë kufirin ilegalisht, gjobitet e dorëzohet në Shqipëri

Descriptive Text

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte dashur të kalonte kufirin duke iu shmangur kontrollit policor.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së martës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në gjykatë në procedurë të shpejtë, ku është gjobit dhe pasi ka paguar gjobën, i është dorëzuar Policisë së Shqipërisë.