Kronikë

Përfshihet nga zjarri një hotel në Sarandë

Një hotel në qytetin e Sarandës, është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, bën të ditur TCH.

Paraprakisht mendohet se zjarri ka rënë në katin e parë të hotelit. Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të shuar flakët.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit, nuk rezulton të ketë të lënduar në njerëz. Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e rënies së zjarrit.