Kronikë

Shoferi pa leje godet këmbësoren, dërgohet në mbajtje

Descriptive Text

Një person është arrestuar në fshatin Gjylekarë të Vitisë pasi kishte goditur një këmbësore të hënën në mëngjes.

Ai po voziste pa patentë shoferi dhe aksidentin e kishte shkaktuar nga pakujdesia, sipas raportit policor.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.