Kronikë

Mbrëmë është tentuar të vidhet arka e një marketi

Mbrëmë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, është tentuar të vidhet një market.

Policia thotë se ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në market tre të dyshuar meshkuj, nën kërcënim të armës, përkatësisht shkopit dhe thikës, kanë tentuar të grabitin arkën mirëpo pasi është aktivizuar alarmi të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.