Policia kap njërin nga dy të miturit që u arratisën nga burgu në Lipjan

09 nëntor 2018 19:30

Është arrestuar nga Policia e Kosovës njëri nga të arratisurit nga Qendra Korrektuese në Lipjan gati një javë pas ikjes, ndërsa i mituri tjetër është ende në kërkim.

Jeton Kabashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka thënë shkurt, përmes një përgjigjeje me shkrim, se rasti është ende duke u hetuar, raporton KTV.

“Qendra Korrektuese në Lipjan është duke vazhduar procedurat hetimore dhe disiplinore. Rasti po ashtu, është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës dhe për çdo rezultat do të njoftohet opinioni me kohë”, ka thënë Kabashi.

Bexhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka thënë pas këtyre ikjeve, Qendrat Korrektuese është dashur që të hartojnë ndonjë strategji dhe të analizojnë të gjitha shkaqet që quan në arratisje.

Sipas Shalës, këto qendra kanë nevojë për një reformë.

Problem tjetër sipas Shalës, është pikërisht mostrajnimi i stafit që të dinë se si të merren me këto kategori.

Më 4 të këtij muaji dy të burgosur ishin arratisur nga Qendra Korrektuese këtu në Lipjan, për këtë janë suspenduar edhe dy zyrtarë të kësaj Qendre

Të miturit ishin arratisur gjatë kohës së shëtitjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme