Arrestohen një 17 dhe 18 vjeçar, dyshohen për vjedhje të rënda në fshatra të Podujevës Gjësende të sekuestruara nga Policia prej dy të dyshuarve

Arrestohen një 17 dhe 18 vjeçar, dyshohen për vjedhje të rënda në fshatra të Podujevës

09 nëntor 2018 16:15

Njësitet policore të stacionit të Podujevës, dje kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Rastet kanë ndodhur në fshatrat e Komunës së Podujevës, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku kryesisht janë vjedhur gjësende të ndryshme.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar ditën e djeshme , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dobërdol të komunës së Podujevës të arrestojnë dy të dyshuar”, thuhet në njoftim të Policisë, transmeton Koha.net.

Të arrestuarit janë K. G. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për tetë vjedhje të raportuara) si dhe K.A mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për tetë vjedhje të raportuara).

“Në koordinim më prokurorin kujdestar hetuesit policor kanë kryer një bastisje në shtëpinë ku janë arrestuar të dyshuarit, me ç’rast kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura si dhe një sasi substance të dyshuar që dyshohet të jetë e llojit marihuanë”, njofton gjithashtu policia në raport.

Tutje, thuhet se të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shteti janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jenë të përfshirë të arrestuarit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme