Gjashtë të lënduar në një aksident mes dy veturave në Lipjan Foto: Ilustrim

Gjashtë të lënduar në një aksident mes dy veturave në Lipjan

08 nëntor 2018 17:45

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Hallaq të Lipjanit.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 15:00, të enjten.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës. Ai ka thënë për Koha.net se gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për hetimin e shkaqeve që kane sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme