Kronikë

Në Shqipëri vazhdon dorëzimi vullnetar i armëve pa leje

Gjatë ditëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 69 armë zjarri, 40.119 fishekë, 30 granata, 56 krehëra, 23 ndezësa, 2 kallëpe tritol, 2 predha, 195 kapsolla detonatore si dhe 6 bomba tymuese.

Konkretisht në qarkun Kukës, janë dorëzuar 15 armë, 1103 fishekë, 16 krehër, 11 granata dhe 105 kapsolla detonatore. Në Qarkun Tiranë, Komisariatet e Policisë Tiranë janë dorëzuar vullnetarisht nga banorët 10 armë zjarri, 4439 fishekë, 10 krehëra, 2 kallëpë tritol dhe 90 kapsolla detonatore.

Në Dibër, janë dorëzuar në Komisariatin e Policisë Dibër 8 armë zjarri, 7 krehëra, 2184 fishekë, 5 granata, 22 ndezësa. Në Fier. janë dorëzuar 8 armë zjarri, 1180 fishekë, 4 granata dhe 11 krehëra. Në Berat Janë dorëzuar 5 armë zjarri, 600 fishekë dhe 6 bomba tymuese.

Në Shkodër, dorëzohen nga banorët 5 armë zjarri, 4 krehëra, 3250 fishekë, 2 granata dore. Në Durrës, janë dorëzuar 5 armë zjarri, 8 krehera ,525 fishekë dhe 2 granata dore. Në Korçë janë dorëzuar: 4 armë zjarri, 2 predha dhe 20 788 fishekë. Në Elbasan u dorëzuan vullnetarisht 4 armë zjarri dhe 2880 copë fishekë.

Në Gjirokastër, janë dorëzuar 3 armë zjarri, 1 granatë dore, 1 ndezëse granate dhe 3070 fishekë. Në Vlorë është dorëzuar 1 armë zjarri si dhe 60 fishekë. Në Lezhë është dorëzuar 1 armë zjarri, 40 fishekë dhe 5 granata.

Edhe njëherë Policia e Shtetit falënderon të gjithë ata banorë që kanë dorëzuar vullnetarisht armët dhe municionet luftarake si dhe iu bën thirrje të gjithë atyre që mbajnë armë pa leje t’i dorëzojnë ato brenda afatit të amnistisë 30 Prill 2017.