Kronikë

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe për uzurpim ndaj dy personave në Prizren

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj të pandehurit I.K. dhe për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme ndaj të pandehur Xh.Sh.

Në njoftim theksohet se I.K. në cilësinë e zyrtarit i ka shkaktuar dëm material komunës së Prizrenit në vlerën e sipërfaqes së lokaleve prej 978 metra katrorë dhe objekte, depo e tregje në sipërfaqe 220 metra katrorë.

“Sipas aktakuzës, i pandehurit I.K., dyshohet se në cilësi të personit zyrtar – zyrtar ligjor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, me ç’rast i shkakton dëm personave të tjerë dhe shkel të drejtat e personave të tjerë, lidhur me bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të tokës dhe objekteve në ‘Kompleksin e tregut të qytetit në Prizren’ nga pronari i gjertanishëm KK Prizren në shfrytëzuesin - investitorin ‘M.I.’, duke i shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit në vlerën e sipërfaqes së lokaleve prej 978,96 m2, si dhe objektet, depot dhe tregjet në sipërfaqe prej 220 m2. Me këtë, ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa për të pandehurin Xh.Sh. Gjykata ka thënë se në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar pronën të paluajtshme shoqërore bashkë me objektet e ndërtuara në to, pronë e komunës së Prizrenit, me destinacion tokë ndërtimore, duke uzurpuar hapësirat të cilat i takojnë Komunës së Prizrenit në bazë të kontratës mbi realizimin e tregut të qytetit në lagjen “Ortakoll”, dhe anekseve të kësaj kontrate.