Kronikë

10 mijë euro dëmi nga vjedhja në një barnatore në Rogovë të Gjakovës

Një barnatore në Rogovë të Gjakovës ka qenë cak i hajnave në orët e para të së hënës. Pronari i “DonaPharm”, Jetmir Morina ka thënë për Koha.net se dyshon që vlera e dëmit e kalon shifrën e dhjetë mijë eurove.

Kjo është hera e dytë që kjo barnatore ka qenë cak i hajnave. Morina ka treguar se barnatorja i ishte sulmuar edhe para dy muajve.

Ai ka lajmëruar rastin në polici, ndërsa Policia ka thënë se ka nisur hetimet. Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

“Me datë 05.11.2018 në ora 06:45 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion për një rast vjedhje në rrugën ‘Shefki Thaqi’ në Rogovë. Policia me njësitet relevante ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga ankuesi ka kuptuar se ju kishte thyer barnatorja e tij me ç’rast person/a të panjohur kishin vjedhur një sasi e konsiderueshme të medikamenteve. Policia në konsultim me prokurorin e shtetit ka iniciuar rastin vjedhje e rëndë dhe rasti po hetohet intensivisht nga sektori i hetimeve, stacioni policor Gjakovë”, ka thënë për Koha.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

{gallery}