Kronikë

Aktakuzë për prostitucion në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi për prostitucion”.

Sipas aktakuzës, deri me datën 22 shkurt 2018, e pandehura A.G dhe i pandehuri A.G, si bashkëkryerës kishin ofruar dy lokalet e tyre të masazheve, njërin në Pejë dhe tjetrin në fshatin Vitomericë , duke rekrutuar dhe organizuar persona të tjerë për qëllime të prostitucionit , ndër ta edhe një të mitur për të kryer shërbime seksuale.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.