Kronikë

Tetë raste dhune familjare gjatë tetorit në Ferizaj

Ferizaj, 2 nëntor – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë muajit tetor 2018, ka pranuar tetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje, me gjithsej nëntë persona, ku tetë nga to janë viktima femra dhe një mashkull.

Gjithashtu, gjatë po këtij muaji Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur dy aktakuza direkte dhe nëntë aktakuza pas hetimeve për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje” të KPRK-së.