Katër vajza në Obiliq rrahin një tjetër Foto: Ilustrim

Katër vajza në Obiliq rrahin një tjetër

01 nëntor 2018 14:32

Policia e Kosovës ka arrestuar katër vajza të reja, pasi kishin sulmuar fizikisht një tjetër, po ashtu në moshë të mitur.

Të dyshuarat dhe viktima janë nxënëse të shkollës së mesme, ndërkohë që viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës në raportin e rregullt.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndryshe, rasti ka ndodhur dje në ora 14.10.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme