Kronikë

Plagos me pushkë gjuetie aksidentalisht një person, arrestohet

Në fshatin Zllatar të Ferizajt është arrestuar dje një burrë pasi aksidentalisht ka plagosur një tjetër me pushkë gjuetie, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në pyllin e fshatit, aksidentalisht kishte plagosur me pushkë gjuetie viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Në vend të ngjarjes është konfiskuar një pushkë gjuetie me një fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.