Kronikë

Theret një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Descriptive Text

Në fshatin Hajvali të Prishtinës dje rreth orës 19:20 është therur me thikë një burrë, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Viktima ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht duke u therur me një mjet të prehtë, nga i dyshuari, burrë shqiptar”, thotë PK.

Më tutje thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është duke u hetuar.