Kronikë

Prokuroria kërkon paraburgim për burrin që rrahu me kabllo të rrymës bashkëshorten

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit për të pandehurin Sh.Sh. pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten me kabllo të rrymës.

Sipas një njoftimi nga prokuroria, i pandehuri, i komunitetit egjiptian, i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes, e cila ishte shtatzënë. Si pasojë e lëndimeve, viktima Sh.I. ishte dërguar në Qendrën Emergjente të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë, për tretman mjekësor.

I pandehuri ishte në arrati prej datës 19.10.2018 dhe me datë 23.10.2018 është vetëparaqitur në Stacionin Policor në Gjakovë.