Nis gjykimi ndaj Nrecajt që vrau bashkëshorten dhe vajzën e tij

Seanca ndaj Nrecajt shtyhet për 31 tetor, negociohet për pranim të fajësisë

24 October 2018 10:20
10:37

Seanca gjyqësore ndaj Pjetër Nrecajt është shtyrë për 31 tetor dhe prokuroria është pajtuar që të negociohet marrëveshja për pranimin e fajësisë nga Nrecaj që vrau bashkëshorten Valbonën dhe vajzën e tij, raporton KTV.

Prokurori është pajtuar që të negociojë për marrëveshjen për pranimin e fajësisë, i propozuar nga mbrojtja e Nrecajt.

10:27

Mbrojtja kërkon shtyrjen e gjyqit për Nrecajn për të negociuar pranimin e fajësisë

Prokurori Agron Matjani pas leximit të aktakuzës ka kërkuar dënimin e Pjetër Nrecajt, raporton KTV.

Para se të deklarohej i pandehuri, fjalën e ka marrë avokatja mbrojtëse e tij Fehmije Zhubi, duke thënë se “mua më vjen keq që ka ndodhur kjo ngjarje tragjike për çka shprehi ngushëllime për humbjen e anëtarëve të familjes. Kjo ngjarje tragjike e ka goditur edhe të mbrojturin tim”.

“Unë sot para këtij shqyrtimi kam biseduar me të akuzuarin dhe kemi vendosur që të paraqesim kërkesë për shtyrje dhe të bëjmë përpjeke që të negociojmë pranimin e fajësisë”.

10:20

Nis gjykimi ndaj Nrecajt që vrau bashkëshorten dhe vajzën e tij

Ka nisur seanca fillestare e gjykimit të Pjetër Nrecaj i cili akuzohet për vrasjen e ish bashkëshortes dhe vajzës dhe për armë mbajtje pa leje, raporton KTV.

Detaj i ri në vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë më 27 shtator ka ngritur aktakuzë ndaj Pjetër Nrecajt për vrasjen e bashkëshortes Valbona Nrecaj dhe vajzës së tyre.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë i akuzuari më 07 gusht, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Dyshime se prokuroria nuk hetoi ankesat e Valbona Nrecajt për dhunim seksual

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme