Kronikë

Aksident në rrugën “Luan Haradinaj”, lëndohet një motoçiklist

Descriptive Text

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë ku sipas KP-së, lëndime ka marr ngasësi i motoçikletës.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes ndërsa i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.