Vendimin ndaj ish-drejtorit për Buxhet e Financa të kryeministrisë, Gjykata e merr javën tjetër

19 tetor 2018 19:48

Në tetor të vitit të kaluar, Zahir Bajrami për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

Një vit më vonë, trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës, do të duhet të vendosë nëse Bajrami ka kryer ose jo një tjetër vepër penale, atë të mashtrimit, raporton KTV.

Kjo pasi në seancën e kaluar, prokurori i rastit, Kujtim Munishi, kërkoi ri-cilësimin e veprës.

Por, avokatët e Zahir Bajramit dhe djalit të tij, Ardian Bajrami, kanë kërkuar lirimin nga akuza, në mungesë të provave.

Prokuroria pretendon se ish-drejtori Bajrami i kishte premtuar Elsadat Musliut se do të ndikonte në heqjen e një dënimi me burg, derisa djali i tij, kishte marrë një shumë të konsiderueshme të të hollave nga i dëmtuari.

Bajrami, për veprën penale të mashtrimit, ishte dënuar me 1 vit burg me kusht dhe gjobë prej 10 mijë eurosh.

Vendimi i gjykatës për këtë rast që është kthyer në rigjykim, pritet të merret në seancën e caktuar për të mërkurën e javës së ardhshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme