Kronikë

Prokuroria do 30 ditë paraburgim për shpërndarësin e drogës

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ushtruar kallëzim penal kundër të pandehurit E.K., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas Prokurorisë, më 17 tetor, pas ndalimit të pandehurit E.K. nga Gjakova, i është gjetur një qese e mbushur me substancë në formë bari, e dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë në peshë 2.94 gramë, përderisa pas kontrollit dhe bastisjes së shtëpisë së tij tek i njëjti janë gjetur e sekuestruar edhe dy qese të tjera të mbushura me substancë në formë bari.

“Të dyshuar për narkotik të llojit marihuanë, njëra me peshë rreth 2.32 gramë dhe tjetra rreth 8.68 gramë, të cilat janë sekuestruar nga i pandehuri E.K. dhe i njëjti menjëherë është arrestuar nga ana e Policisë. Me çka dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të KPRK-së. Po ashtu, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me narkotikë në Gjakovë më 18 tetor 2018 në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ushtruar kallëzim penal kundër të pandehurit E.K., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë.

Prokuroria Themelore Gjakovë, më 18 tetor 2, ka bë kërkesë për masën e caktimit të paraburgimit në afat prej 30 ditësh, pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë-Departamenti i Krimeve të Rënda.