Konfiskohet armatim në Pejë, disa të arrestuar Foto: Ilustrim

Konfiskohet armatim në Pejë, disa të arrestuar

19 tetor 2018 14:58

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni. Përveç konfiskimit të armëve, policia ka arrestuar disa persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale

“Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Pejë, në një përudhë kohore një javore në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim edhe me qytetarët, gjatë punëve intensive operativo - hetimore, ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje e rëndë dhe shtrëngim”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të arrestuarve policia ka gjetur dhe konfiskuar:

Një (1) armë automatike AK-47, një (1) karikator i zbrazët i së njëjtës armë.

Një(1) revole TT, dy (2) karikatorë dhe 67 copë fishekë të të njëjtës armë.

Një(1) revole TT, një (1) karikator dhe pesë (5) copë fishekë të të njëjtës armë.

Një(1) revole M 57, dy (2) karikatorë dhe 29 copë fishekë të të njëjtës armë.

Dy (2) OC Sprej.

Tri (3) mjete të mprehta (thika të ndryshme)

Gjatë këtij aksioni një javor policia ka arritur që të zbulojë kryesit e disa veprave penale të vjedhjes të cilët pas një pune operativo-hetimore ka arritur të bëhet arrestimi i tyre të cilët ishin të dyshuar për vjedhjen e disa telefonave dhe stolive të arit në vlerë prej 4600 eurove.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme