Kronikë

Dy punëtorë mbulohen nga çimentoja në Elbasan, njëri vdes

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e të premtes në fabrikën e çimentos në Elbasan.

Një punëtor ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi janë zënë poshtë nga një masiv çimentoje.

Shtetasi M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, ka ndërruar jetë, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.