Dëshmitari Hoti: Triumf Riza do ta dërgonte Enver Sekiraqën në burg

Dëshmitari Hoti: Triumf Riza do ta dërgonte Enver Sekiraqën në burg

18 tetor 2018 06:53

Minutat e fundit të jetës së Triumf Rizajt i ka rrëfyer në gjykatë të mërkurën shoku i tij Gazmend Hoti.

Ani pse në dëshminë e tij Hoti nuk ka inkriminuar asnjë njëri në vrasjen e mikut të tij të ngushtë, siç i është referuar vazhdimisht ai Triumf Rizës, dëshmia e tij ka sjellë informata për problemet me të cilat po përballej Riza pak para se të vritej dhe për njerëzit që, sipas Hotit, po ia shkaktonin ato probleme.

Në seancën e dytë, pasi lënda është kthyer në rigjykim për të akuzuarin Enver Sekiraqa, ishte planifikuar që në cilësi të dëshmitarëve të intervistoheshin edhe tre persona të tjerë. Por Gjykata në arsyetimin e saj ka thënë se nuk kanë arritur të gjenin adresën e babait dhe vëllait të Triumfit, e as të hetuesit që ishte planifikuar të intervistohej të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

“Koha Ditore” dhe KTV-ja kanë kontaktuar babanë e Triumf Rizës, Shefqet Riza. Ai ka thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë dhe se arsyetimi i Gjykatës Themelore se nuk e kanë adresën e tij është i paqëndrueshëm... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme