Kronikë e KTV-së nga procesi gjyqësor ndaj Enver Sekiraqës

17 October 2018 19:23

Me dy persona kishte pasur probleme Triumf Riza, dhe siç u kishte treguar shokëve të tij, njëri prej tyre ishte Enver Sekiraqa, raporton KTV .

Gazmend Hoti, shok i ngushtë i Rizës, ishte ndër personat e fundit që kishte biseduar me të para se të plagosej për vdekje, në fund të gushtit të vitit 2007.

Riza, sipas Hotit, në vitin e fundit, kishte shtuar kujdesin shkaku i këtyre problemeve.

Deklaratat e Hotit të dhëna në polici, avokatja e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi ka kërkuar që gjykata t’i shpallë si prova të papranueshme, pasi, sipas saj, nuk janë plotësuar konform rregullave të përcaktuara.

Kelmendi gjithashtu kërkoi që Sekiraqa të lirohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Për këtë seancë, ishte paraparë që të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarëve babai dhe vëllai i Triumf Rizës, Shefqet e Visar Riza, por që gjykata nuk ka arritur të vërë kontakt me ta.

Megjithatë, KTV-ja ka kontaktuar me Shefqet Rizën, i cili ka pranuar se ka ndërruar vendbanim, por arsyetimin e gjykatës e ka quajtur të paqëndrueshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme