Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e prokurorisë në rastin e të akuzuarit Naser Pajazitaj.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë i datës 06.03.2018, është anuluar dhe lënda i është kthyer së njëjtës në rigjykim dhe rivendosje.
“Me anë të këtij aktgjykimi, i akuzuari në fjalë është liruar nga akuza për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ nga neni 179, paragrafi 1, pika 1.4 dhe 1.12 e Kodit penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa është shpallur fajtor për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 374 i këtij kodi, për të cilën ishte dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka gjetur se pretendimet ankimore lidhur me vërtetimin jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike, janë të bazuara, ngase provat e administruara nuk janë vlerësuar në mënyrë të drejtë, prandaj edhe vlerësimet që ka nxjerrë gjykata e shkallës së parë janë të gabuara.
-
17 tetor 2018 16:36
-
Shpërndaje në: