Kapen barna pa doganë

Kapen barna pa doganë

16 tetor 2018 16:26

Oficerët doganor kanë kapur sasi të barnave në dy raste të ndara. Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës janë kapur sasi e konsiderueshme e impianteve dentare.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganorë kanë identifikuar një automjet të dyshimtë me targa të Shqipërisë. Pas ndaljes dhe seleksionimit për kontroll detal oficerët doganor kanë gjetur në pjesën e ulëseve te pasme, mallrat si në vijim: Impiante dentare “Duravit Evolution” , Impiante dentare “Duravit 3 P”, Kocka dentare “Novocor plus”.

Sasia totale ishte mbi 100 copë. Personi përgjegjës nga Republika e Shqipërisë është proceduar për kundërvajtje doganore.

Derisa në Dheun e Bardhë oficerët doganor gjatë kontrollit të automjeteve në hyrje kanë ndaluar një person me tabela të republikës së Serbisë, pas pyetjes së oficereve doganor se nëse ka për të deklaruar pala është përgjigjur negativisht.

Oficerët doganor gjatë kontrollit në bagazh kanë vërejtur se ndarja ne mes karrigeve dhe bagazhit nuk është e formës standarde por e modifikuar, në ato momente vozitësi ka ikur duke rrezikuar oficerët doganor. Së bashku me oficerët e policisë është arritur të identifikohet personi ku pas ndaljes janë gjetur edhe barnat e fshehura në afërsi të një pompe benzine. Rasti është proceduar në prokurori.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme