Kronikë

Therje në Prishtinë e Kaçanik

Foto: Ilustrim

Dy raste therjesh janë raportuar në polici në 24 orë.

Një i mitur raportohet se ka therur me thikë një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Prishtinë, ka njoftuar policia e Kosovës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast i therjes ka ndodhur në Kaçanik. Në rrugën “Vëllezërit Çaka” një person është arrestuar pasi kishte therur një të mitur. Viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.